Freitag, 9. März 2007

Qyteti i Kumanoves

KUMANOVA

Pozita gjeografike

Banori vendas kumanovar/i/e/ët/et.
Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në perëndim.
Në pjesën perëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare.
Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.
Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.
Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë–Shkup ( Udha Shkupit ), Kumanovë-Preshevë ( Udha Preshevës ), si dhe Kumanovë-Gjilan ( Udha Gjilanit ).

Veçoritë e relievit

Rajoni i Kumanovës përbëhet prej dy tërësive të mëdha gjeomorfologjike: zona malore (Karadaku) dhe fushëgropa .
Zona malore e cila shtrihet në perëndim të këtij rajoni, është e pasur me kullota dhe me lloje të ndryshme të drunjve, si ah, bung, qarr, thanë, shkozë.
Pra, këtë zonë malore e karakterizon një mori malesh, me lartësi mbidetare mbi 1000 metra .
Për shkak të relievit kodrinor–malor, klima është kontinentale, që karakterizohet me dimër dhe acar të ftohtë, me të rreshura të mëdha të borës, dhe me verëra të nxehta e të thata.
Erërat gjatë tërë vitit fryejnë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 3,5 m ⁄ sek.
Sa i përket veçorive hidrologjike këtë rajon e karakterizojnë një numër i madh i ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor.
Ujërat nëntokësor paraqiten në vende të ndryshme të këtij rajoni, ku niveli i ujit nuk është i njejtë, si p.sh. në fshatrat Opajë dhe Llopat ujërat paraqiten në thellësi të vogël, prej 2-5 metra, kurse në fshatrat tjerë niveli i ujit shtrihet prej 5-25 metra.
Ujërat tokësor ( lumenjtë ) janë në numër të madh dhe të pasur me ujë, ka edhe përrenj të cilët gjatë të reshurave të mëdha mund të jenë të rrezikshëm.

Veçoritë demografike

Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj.
Në përgjithësi fshatrat malore për shkak të kushteve të vështira të jetës kanë shënuar një dinamikë të rënies së numrit të popullsisë në periudhën 1971-1994, siç është rasti me Allashecin prej 52,2 %, Bellanocin 95,0 %, Gllazhnjen 69,9 % , Zllakuçanin 63,4 %, Orkocin 82,6 % , Izvorin 89,8 % , Runicën 74,2 % , dhe Strimën 67,9 %. [5]
Nga ana tjetër, fshatrat fushore çdo vit kanë shënuar trende pozitive , duke u rritur numri i popullatës dhe i shtëpive.
Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.
Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore: Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtaku, Vaksinca, Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.
Fshatrat si Tabanoci është i banuar kryesisht me popullatë sllave dhe Gllëga i banuar vetëm me popullatë turke.
Strukturën demografike të popullsisë në Kuma­novë e përbëjnë disa grupe etnike: shqiptarët, maqedonët, serbët, turqit, romët.
Në kufijtë e Kumanovës jetojnë 157.000 ba­norë, prej të cilëve 45% janë shqiptarë.
Është me rëndësi të përmendet se të gjitha emërtimet e këtyre fshatrave në defteret turke të shëk. XVI janë të regjistruar me këto emërtime, me disa përjashtime të vogla si p.sh. Sllupçani del i regjistruar si Usllupçan, fshati Orizare është i regjistruar edhe me emër të dytë si Hasanoc. [6]

Emri dhe e kaluara e qytetit

Etimologjia e këtij toponimi ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094)[7], prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës.
Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpër­shkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.
Në shënimet dhe dokumentet historike, Kuma­­nova përmendet në shek. XVII nga udhëpër­shkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija.[8]
Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi.
Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak[9] , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.
Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët,Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi.
Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët [10] dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve.
Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.[11]
Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.
Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.
Prej lagjeve që kishte patur në të kaluarën Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve [12], nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës , Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romëve).
Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore .
Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën.
Karakteristikë tjetër e objekteve fetare - xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave.
Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami.
Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike.
Sipas J.H.Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.
Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim .
Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).
Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.
Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara .
Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.
Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare.
Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka patur popullsia shqiptare në të kaluarën , por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.
Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke.
Për ta parë ndikimin e këtyre gjuhëve në toponimi po japim disa nga apelativat toponimike.
Trlla-nga maq. trllo-vathë bagëtish.
Ograde-nga ograda-rrethojë , vend i rrethuar që gjendet afër katundit i rrethuar me gardh për të mos hyrë kafshët.
Kamenicë - nga kamen-gur dhe sufiksi-icë ; vend i mbushur me gurë.
Selishte-nga selo-katund dhe sufiksi - ishte, që ka kuptimin e një vendi dikur i banuar.
Kraisht-nga kraj-skaj, qosh dhe suf. - ishte.
Maçi gllav-nga maçi-maca dhe gllava-kokë, koka e maces.
Gradina-nga grad-qytet dhe suf. ina ; ara që gjenden afër shtëpive.
Zhablak - nga serb. žabljak-kënetë bretkosash.
Trnicë-nga trnje - ferrë dhe - icë, ara që kanë patur shkurre.
Karadere -nga turq. kara-i zi dhe dere-përrua.
Bajraki - nga turq. bayrak-flamur, flamurtar
Dumuzlia - nga dumuz-derr dhe suf.–lia.
Kajnak-nga kaynak-burim.
Sarimesh-nga sari-verdh.
Kala /ja-nga turqishtja që d.m.th. fortesë.
Isar-nga hisār-objekt i ndërtuar me gurë në formë të kullës
Hoduti - fjalë me kuptimin kufi.
Çeshma kadis-nga fjala çeşme-burim dhe kadi-gjykatës në kohën e sundimit osman.
Hamami i Llopatit-nga turq. hamam-banjë, vend ku janë larë ushtarët turq.
Në leksikun toponimik të rajonit të Kumanovës është pranishëm edhe elementi latin dhe ai grek.
Shullan-nga lat. solanum-diell; vend që e zë dielli.
Palt-antroponim shqiptar me prejardhje nga lat. paulus-i vogël.
Drumi-nga greq. drohmos-rrugë.
Në përgjithësi në toponiminë e rrethit të Kumanovës është i pranishëm dhe dominues elementi iliro-shqiptar.
Bellanoc-nga antroponimi Bellan.
Likovë-nga antroponimi shqiptar Lik/ a, ilir Liko.
Goshincë - nga antr. Shqiptar Gos/Goshin.
Patlishan - nga emrat e përveçëm Pat dhe Lis/ Lish.
Arbanashk - nga etnonimi Arbanas.
Vorri i Toskes-nga etnonimi Toskë.
Proni Dakave-topoleksemë me bazë antropo­ni­mike dhe patronimike që shfaqeshin tek shqiptarët Daka, Daku, Dakolli.